Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

9 librat që duhet të lexojë çdo fëmijë gjatë pushimeve verore

17.07.2019 - Gjatë pushimeve verore librat janë një ndër zgjedhjet më zbavitëse për fëmijët e vegjël.

Edhe pse ndoshta me diellin, detin dhe lojërat që i ftojnë, mund të jetë pak e vështirë ta ulësh një fëmijë të lexojë, por lista e mëposhtme me siguri do i entuziazmojë ata.

Ja librat më të mirë për fëmijët tuaj gjatë pushimeve verore:

 

1.“Nikolasi i vogël në pushimet verore” nga René Goscinny, Jean- Jacques Sempé

Vazhdon seria e Nikolasit të vogël: Kësaj radhe në fokus janë pushimet. Me aventurat e tij gjatë pushimeve veorre do të zbaviteni dhe do të shkriheni përsëri së qeshuri. “Vendimin se ku do t’i kalojmë pushimet e merr babi, edhe pse në fund shkojmë aty ku dëshiron mama”.

 

2. Tregime të moçme shqiptare nga Mitrush Kuteli

Një kryevepër e magjisë popullore shqiptare që vjen në filitrin rrëfimtar të Mitrush Kutelit: Një nga librat më të shitur të dy dekadave të fundit; një rekomandim i përhershëm për fëmijët dhe një zgjidhje briliante për të kuptuar ashtin e fantazisë shqiptare

 

3. Pushimet e Çufos nga Gaqo Bushaka

Leximi i “Çufoja dhe bubi Kaçurrel”, “Çufoja në shtëpinë e çudirave”, “Filmi i gjeneral Çufos” dhe “Pushimet e Çufos” ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada. Por, besoj se shumëkush do ta shijojë edhe pjesën e aventurave të personazhit tonë aq të dashur gjatë pushimeve verore.

 

4. “Aventurat e Tom Sojerit” nga Mark Twain

Është shumë e vështirë që të gjesh një fëmijë që të ketë kaluar moshën e fëmijërisë pa Tom Sojerin. Nëse je prind, këtë libër duhet ta lexosh edhe vetë, por duhet t’ia rekomandosh së pari fëmijës tënd…. Ç’pret!

 

5. “Ditari i Gregut 9 – Çomeni ne shtepi” nga Jeff Kinney

Një udhëtim me familjen, mendohet si një ngjarje shumë dëfryese…..me përjashtim të rastit kur je me Heflet. Ky libër është një bombë për lexuesit ngurrues dhe këdo që kërkon një libër për të qeshur pa fund..!

 

6. “Vendi i rrefenjave – Paralajmerimet e vellezerve Grim” nga Chris Colfer

Libri i tretë i serisë së shumëshitur “Vendi i Rrëfenjave” i vë binjakët në sprovë, ndërsa ata bëjnë bashkë të dyja botët!

 

7. Agjencia Prindërore nga David Baddiel

Eja në agjencinë tonë dhe zgjidh mamin dhe babin e përkryer. Ky është ndër librat më të suksesshëm në Britaninë e Madhe që tashmë vjen edhe para lexuesve të vegjël shqiptarë: Ju garantojmë se ky libër do të ndikojë për mirë në harmoninë dhe lumturinë e familjes tuaj. Dhe, a e dini se pse?!!

 

8. “Kafshët fantastike” nga Joanne K. Rowling

Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden – vepër e J. K. Rowling, autore e librave të Harry Potterit, e dashur dhe e njohur për të gjithë lexuesit në botë, shënon debutetin e saj si skenariste. Një dhuratë e përsosur për bibliotekën e çdolloj lexuesi, qoftë një fans i hershëm ose i ri në botën magjike.

 

9. “Eksploruesi” nga Katherine Rundell

Një roman klasik i aventurës shkruar nga Katherine Rundell dhe frymëzuar nga fëmijëria e saj në Afrikë dhe Evropë. Një libër ku prindër e fëmijë ftohen të bëhen pjesë e një aventure në natyrën e egër të Amazonës. Waterstone dhe BBC e kanë shpallur si librin më të mirë për fëmijë të vitit 2014.

 

Burimi: alblandmedia/Kristiana Laska

/komuniteti