09.10.2013 - Ka dy muaj që është shtrirë në spital me nënën që nuk i ndahet për asnjë çast.
Por 9 vjeçari, Rilind Ademaj i cili i është vëllai i vetëm i katër motrave, nuk mund të gjejë shërim në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Kështu raporton Klan Kosova, për djaloshin i cili po lufton me jetën.
Ai vuan nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe zgjidhje për problemin e tij mund të gjejë vetëm jashtë shtetit.
Këtë e kanë konstatuar edhe mjekët të cilët përkujdesen për të.
Mirëpo për ta dërguar në shërim jashtë vendit, familjes i duhet që të paguaj prej 150 deri më 180 mijë euro dhe ata nuk kanë mundësi që ta përballojnë një gjë të tillë.
Rilindi aktualisht po mbahet në jetë vetëm fal aparateve pasi që krizat kanë nisur t’i shpeshtohen.
Intervenimi emergjentë është më se i domosdoshëm andaj të gjithë ata të cilët mund të kontribuojnë në shërbimin e Rilindit, në këtë xhirollogari: "Bajram Ademi" TEB Bank, 2013000079552065.
Ose të paktën mund t’i bëni share faqes së tij në Facebook. https://www.facebook.com/pages/Ta-ndihmojm%C3%AB-Rilind-Ademaj/1423284004552006.
![]()

