Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

A duhet ta ushqeni me gji fëmijën nëse jeni me grip?

22.02.2013 - Të ushqesh me gji fëmijën ndërsa je me grip jo vetëm që nuk është gabim, por edhe e mbron fëmijën nga viruset e stinës. Përfundimi vjen nga një grup mjekësh pediatër në Itali.

Doktori Sergio Conti Nibali, shef i grupit të punës që lidhet me ushqyerjen në Shoqatën Kulturore të Pediatërve në Itali, thotë se ushqyerja me gji nuk duhet kufizuar nëse nëna është prekur nga virusi i gripit.

“Nëpërmjet qumështit të gjirit, nëna i transmeton fëmijës edhe antitrupat specifike që luftojnë virusin e gripit”, thotë ai./zhurnal/

/komuniteti