Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

A ekziston mundësia e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës?

29.09.2013 - Po, ekziston mundësia e vlerësimit të një deformimi fillestar të qelizave të qafës së mitrës. Vlerësimi i nivelit të deformimit të qelizave, mund të realizohet me një test të thjeshtë dhe të shpejtë që quhet Pap-test. Ky ekzaminim e merr fillesën nga mjeku Papanicoulau, i cili qe ai që e propozoj përdorimin e këtij testi.

Testi mbështetet në sjelljen e deformimeve qelizore, gjatë fazave të ndryshme të deformimit të tyre. Nga momenti i shfaqes së qelizave jo normale në qafën e mitrës, deri në shfaqen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen afro nga 10 deri në 20 vjet. Kjo është ajo kohë fatlume, që i jep mundësinë një gruaje të kapi në kohë deformimin e qelizave, nëse kontrollohet rregullisht tek mjekët specialistë.

Gjatë deformimeve qelizore, konstatohen dy momente të rëndësishme.

Së pari; klasifikohen disa faktorë që mund të jenë të pranishëm ose mund të jenë favorizues ose mund të jenë kryesor në zhvillimin e sëmundjeve kanceroze në qafën e mitrës.

Së dyti; kanceri i qafës së mitrës zhvillohet nëpërmjet një faze paraagresive (preinvazive).

Momenti i dytë, ka rëndësi dhe duhet kuptuar e vlerësuar nga ana e gruas. Kanceri i qafës së mitrës përpara se të shfaqë agresivitetin e tij, paraqitet me një fazë paraagresive. Kjo do të thotë se përpara shfaqes së agresivitetit të kancerit, ekziston periudha e transformimit. Kur kjo periudhë zbulohet në kohë sa më të herëshme, atëherë rriten mundësitë për shërim nga sëmundja. Për t’ja arritur kësaj, kërkohet në rradhë të parë që gruaja të kuptojë dhe të vlerësojë që në mënyrë periodike të kryejë analizën citologjike cervikale. Më thjeshtë dhe qartë, duhet të kryejë atë analizë që quhet Pap–testi. E thënë në kuptimin e tërheqjes së vëmëndjes, shëndeti dhe jetëgjatësia e gruas varet edhe nga një analizë e thjeshtë e vlerësimit të qelizave, që quhet Pap-test./bebaime.com/

/komuniteti