Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

A është operimi cezarian vendim i mirë

Nënat e ardhshme, dëshirojnë ti shmangin dhimbjet dhe lodhjet të cilat i kërkon lindja natyrale, prandaj vendosin që të lindin me anë të rrugëve kirurgjike.

Nënat e ardhshme, dëshirojnë ti shmangin dhimbjet dhe lodhjet të cilat i kërkon lindja natyrale, prandaj vendosin që të lindin me anë të rrugëve kirurgjike. Megjithatë, operimi cezarian ka edhe shumë mungesa dhe rreziqe.

Mungesat e operimit cezarian

1. Shërim më i gjatë. Për shkak të përdorimit të anestezionit dhe drogave të tjera, si dhe procedurës kirurgjike, shërimi pas një operimi cezarian është më i gjatë në krahasim me lindjen natyrore.

2. Rritja e mundësisë së hemorragjisë, infeksionit dhe trombozës. Ndryshe nga lindja natyrore, operimi cezarian rrit mundësinë e infeksionit të prerjes si nga ana e brendshme ashtu edhe nga ana e jashtme. Në disa raste ky mund të jetë infeksion i rëndë, që kërkon procedura të tjera kirurgjikale dhe doza të forta të antibiotikëve.

3. Në shumë raste, gratë pas lindjes me prerje cezariane, ankohen për shtimin në peshë, i cili është i përqëndruar në zonën e poshtme rreth zonës së prerë. Gjithashtu, ankohen për humbjen e ndjesisë në atë zonë dhe rreth saj.

4. Në krahasim me fëmijët e lindur në mënyrë natyrale, fëmijët e lindur në mënyrë kirurgjike, për shkak të drogave që përdoren gjatë operacionit, nuk janë plotësisht aktivë menjëherë pas lindjes. Gjithashtu, këto bebe në gji, kërkojnë më shumë përpjekje se foshnjat e lindura në mënyrë natyrale./bebaime/

Shqipe (13 vite më parë)
Pershendetje, sa i perket lindjes me operim cezarian. Duke u nisur nga vetja qe kam lindur ne kete menyre tek une nuk kane qene asnjera nga keto simptoma prezente, ndoshta kjo varet nga organizmi i njeriut. Duhet te veçuar piken Nr 4 qe femija eshte me pasiv. Vajza ime menjehere sapo jam kthyer nga salla ka filluar me pi gji pa pasur nevoje per perpjekje. Te vetmin problem une qe e kam pasur ka qene dhimbja e madhe e kokes deri ne 7 dite pas operacionit.

/komuniteti