Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

A mund ta ushqejmë fëmijën me gji gjer në moshën 6 vjeçare?

06.03.2019 - Ndoshta një nënë që zgjedh të ushqejë me gji fëmijën për një periudhë mjaft të zgjatur kohohe do të konsiderohet e çuditshme dhe jo normale, siç ndodhi me një nënë britanike, e cila ushqeu vajzën e saj deri në moshën 6-vjeçare. “Nga disa mund të merret si burim frymëzimi, por nga disa mund të konsiderohet edhe pak e ekzagjëruar sepse mund ta tallin shokët në shkollë”, raporton Vanity Fair.

Daily Mail thotë se nuk ka asnjë kufizim në kohëzgjatjen e ushqyerjes me gji dhe nuk ka dëshmi të dëmtimit psikologjik dhe të zhvillimit fizik nëse ushqeni me gji fëmijën deri në 3 vjet ose më shumë. Nëse fëmija pi 1 litër e gjysëm qumësht kur është dy vjeç përfiton: 94% të vitaminës B12, 75% e vitaminës A dhe 100% të vitaminës C. Kjo gjë bën që fëmija të mos preket nga sëmundjet.

Përveç kësaj, Radio Kombëtare Publike në SHBA, ka vendosur të hetojë tërësisht dhe të bëjë hulumtime të mëtejshme mbi këtë çështje duke u kërkuar antropologëve, psikologëve dhe mamive të japin një opinion. Rezultati që del është i mahnitshëm. Në qoftë se kjo është një zgjedhje mes nënës dhe fëmijës përfitimet janë të mëdha.

Kjo kohëzgjatje ndihmon zhvillimin normal të trurit të fëmijës, ndihmon në sistemin imunitar dhe e bën emocionalisht më të fortë. “Nuk ka asnjë kundërindikacion. Ushqyerja me gji në moshën 6 apo 7 vjeç konsiderohet diçka normale” pohon antropologu i Universitetit të Delaware, Katherine Dettwyler.

Sipas ekspertëve italianë, këshillohet që nësë fëmija ka një zhvillim të rregullt nëna mund t’i japi gji deri në 6 vjeç. Ajo që ka rëndësi është marrëdhënia mes nënës dhe fëmijës që duhet të jetë gjithmone e qetë dhe e shëndetshme.Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ushqyerja me gji rekomandohet deri në dy vjet, por mund të përcaktohet edhe dëshira që ka nëna dhe fëmija.

Burimi: pernenat

/komuniteti