Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Abortet, shifra alarmante

17.11.2012 - Shqipëria konsiderohet ndër vendet me numrin e aborteve më të lartë. Sipas studimeve të kryera nga USIAD përllogariten 230 aborte në 1000 lindje të gjalla, ndërkohe që në vende të tjera të Europës përllogariten vetëm 28 në 1000 lindje.

Shqiptaret mbeten ende ne metodat tradicionale per te shmangur shtatzanite e paplanifikuara. Kjo jo vetem nga mosinformimi per metodat moderne, siç eshte kontracepsioni, por edhe per shkak se shpesh mjeket gjinekologe u kerkojne vizita te shumta ekografike pacienteve duke rritur koston.

"Faktikisht nga pjesa e njohurive, ne pame se grate kishin perseri frike nga perdorimi i metodave kontraceptive. Kostoja ishte nje tjeter element. Ne kete studim u pa se kryesisht mjeket kerkonin me shume ekografi dhe vizita pasuese per abortin, apo fillimin e metodave kontraceptive, me shume se normat e rekomanduara nga OBSH. Detyrimisht qe keto vizita pasuese apo ekografi me shume se normat e rekomanduara nga OBSH rrisin koston e metodave te planifikimit familjar", thotë Arian Boci, koordinator i studimit.

Gjate studimit te USAID-it ka rezultuar se shpesh pacientet qe kerkojne te abortojne, paguajne para nen dore te mjeku duke anashkaluar faturat e spitalit .Nga ana tjeter ka rezultuar se shpesh jane partneret ata qe nxisin grate te mos perdorin metodat kontraceptive, duke ndikuar keshtu ne rritjen e numrit te aborteve./tch/

/komuniteti