Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Aborton fëmijën, e gropos në repartin ushtarak

10.07.2014 - Aborton dhe e gropos fetusin 4 muajsh. Një foshnjë e sapoformuar u gjet e groposur në afërsi të repartit ushtarak 3700 në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Ka qenë një banor i zonës që duke punuar ka zbuluar krijesën. Me shpejtësi ka lajmëruar policinë, e cila nga këqyrja në vend ka vërtetuar se fetusi, i seksit mashkull është abortuar nga nëna që kishte kaluar 4 muaj të shtatzënisë.

Hetimet kanë zbuluar se fëmija është abortuar në mënyrë ilegale nga M.R., 23 vjeçe, e lindur në Lezhë e banuese në Tiranë. Ndaj saj ka nisur procedimi penal për veprën penale “vrasje e foshnjës”./gazetaexpress/

Rita Gashi (12 vite më parë)
Zoti e vraft kete nane ishalla..Spo muj me besu qfar zemre paska pas kta duhet me denu tu e rjep per se gjalli

/komuniteti