17.04.2013 - Mes mijëra alergjive të cilat dita ditës zbulohen, mungonte vetëm njëra, ndoshta nuk e prisnit por…sperma e mashkullit bën alergji.
Kjo lloj alergjie jo shumë e përhapur bën që ti ikë buzëqeshja atij që është viktimë, duke vështirësuar raportet seksuale. Në fakt kjo alergji nuk është e re, pasi rastet po shtohen nga viti në vit, dhe alergjia bëhet tejet e rrezikshme gjatë raporteve intime.
Një studiues imunolog amerikan, e cilëson shqetësimin si hiperndjeshmëri, prej së cilës shkaktohen enjtje e indeve të dobëta, humbje e vetëdijes, diarre dhe një sërë simptomash të tjera.
Këto simptoma shfaqen zakonisht gjatë raporteve seksuale, në rast se partnerja është alergjike prej spermës.
Kjo alergji siç raporton noa.al, shfaqet tek femra gjatë kohës që kjo e fundit bie në kontakt me lëngun e mashkullit, veçanërisht pas përdorimit të kontraceptivëve që acarojnë lëkurën.
Zakonisht kjo alergji ndodh pas bashkimit të lëngut të mashkullit me elementët me të cilët është përbërë kontraceptivi dhe mënyra e vetme për të shpëtuar prej kësaj alergjie turturuese, është identifikimi i saj nëpërmjet analizave të ndryshme.
Problem më serioz mund të kenë ato femra që tentojnë të mbeten shtatzënë, kur rasti i alergjisë shtohet më tepër nga kontakti me mashikullin./indeksonline/

