Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Alpinizëm me foshnjen në shpinë

01.02.2012 - Një nënë e vetme në Britani mbrojti vendimin shumë të kritikuar për të përmbushur pasionin e saj për alpinizmin, me vajzën dy-vjeçare në shpinë.

26-vjeçarja Menna Pritchard u vendos në qendër të kritikave pasi postoi disa foto në të cilat ajo shfaqet duke ngjitur faqen e thepisur të një shkëmbi, pa helmeta mbrojtëse, me të bijën të varur në shpinë.

Megjithatë, ende një studente me kohë të plotë, Pritchard u përgjigj: “Disa njerëz mund të mendojnë se unë po marr përsipër më shumë rreziqe nga sa është e nevojshme, por jam shumë e vetëdijshme për sigurinë dhe nuk do të bëja asgjë për të vendosur në rrezik jetën e Fionës (së bijës)”.

Pasi u nda nga babai i vajzës kur ishte tre muajshe shtatzanë, e reja u zhvendos në Uells, në shtëpinë e prindërve dhe përveç studimeve, një kohë të madhe i kushton edhe nevojës së saj për adrenalinë.

”Kam nisur të praktikoj alpinizmin dhe kanoen vetëm një vit më parë, por ndiej sikur e kam bërë këtë gjatë të gjithë jetës. Fiona gjithashtu ndihet shumë mirë kur e marr me vete në këto aktivitete dhe nuk shoh asnjë arsye për të rreshtur së bëri diçka të tillë”, shtoi e reja./tch/

/komuniteti