Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Amvisat, më pak të lumtura se femrat në punë

23.05.2012 - Nënat që qëndrojnë në shtëpi nuk janë po aq të lumtura sa ato që janë në punë sipas një studimi të fundit të Gallup.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës amvisat janë më të shqetësuara, më të trishtuara, më të stresuara dhe më të nervozuara se femrat që kanë një punë. Studimi ka përfshirë 60799 femra të moshës 18-64 të zgjedhura rastësisht. Ato u morën në telefon nga kompania në periudhën 1 janar-31 prill të vitit 2012.

Shqetësimi, trishtimi dhe stresi ishin të pranishme në përqindje më të madhe tek amvisat, ndërsa kur u pyetën për emocionet pozitive, 91% e të punësuarave u shprehën se ishin të lumtura në krahasim me 86% të femrave pa punë.

Dr. Robi Ludwig, një psikoterapiste në Nju Jork, tha për një emision televiziv amerikan: “Izolimi është vrastar. Qëniet njerëzore nuk duhet të qëndrojnë vetëm. Sa më shumë të jemi vetëm aq më shumë i shikojmë me lupë gjërat që nuk shkojnë në jetën tonë.”/tch/

/komuniteti