Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Arrest me burg nënës, mbyti foshnjën 2-muajshe

02.05.2014 - Gjykata e Krimeve të rënda ka dhënë masën e arrestit për Orjela Lleshin, 30-vjeçaren nga Librazhdi që mbyti me jastëk foshnjën e saj 2-muajshe.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kuturman të komunës Qendër në Librazhd, ndërsa 30-vjeçarja, e cila kishte edhe një fëmijë tjetër 4 vjeçar, fillimisht ka pretenduar se foshnja është mbytur duke pirë gji, por me daljen e ekspertizës mjekësore është detyruar të pranojë autorësinë e krimit makabër.

Foshnja e vrarë nga nëna e vet rezultonte të ishte fryt i një marrëdhënieje jashtëmartesore./tch/

/komuniteti