Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Autizmi fillon në foshnjëri

27.03.2014 - Në bazë të një hulumtimi të ri është konstatuar se ekziston mundësia që autizmi fillon në mitër. Shkencëtarët amerikanë thonë se posedojnë një dëshmi të re e cila tregon se paaftësitë zhvillimore fillojnë në shtatëzaninë e hershme.

Zbulimet e tyre dëshmojnë se zhvillimi i hershëm i cipës së trurit është ndërprerë te fëmijët me çrregullim neurobiologjik (autizëm).

Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, shkolla “San Diego” dhe Instituti për Hulumtime Shkencore rreth Trurit kanë analizuar 25 gjene në indet e trurit të fëmijëve të vdekur.

Disa prej këtyre fëmijëve vuanin nga autizmi, kurse disa të tjerë jo.

“Formimi i trurit të foshnjës gjatë shtatëzanisë përfshinë krijimin e cipës së trurit që përmban shtresa”, tha prof. dr. Eric Courchesne.

“Ne pamë disa pjesë të veçanta të ndërprejes së zhvillimit të këtyre shtresave tek shumica e fëmijëve që vuanin nga autizmi. Zbulimi më befasues ishte zhvillimi i ngjashëm i hershëm i patologjisë përreth trurit të pothuajse gjithë fëmijëve që përballeshin me autizëm apo simptoma të tilla”, tha dr. Ed Lein.

Hulumtuesit thanë se studimi i origjinës së autizmit është mjaft sfidues sepse mbështetet në studimin e trurit të të rriturve dhe shton informacione rreth çrregullimeve nervore./gazetaexpress/

/komuniteti