Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Avantazhet dhe dizavantazhet e ilaçeve anti-depresivë tek fëmijët

Para se të kuptoni nëse anti-depresivët ndikojnë në vetëvrasje mësoni anët pozitive dhe negative të tyre. Bazuar në këtë fakt më pas duhet të vendosni nëse përbëjnë një problem potencial.

Sipas lajmit të publikuar në Mayo Clinic anti-depresivët përdoren tek fëmijët dhe adoleshentët në rastet e depresionit dhe çrregullimeve tjera psikologjike. Pavarësisht kësaj anti-depresivët mund t’i hapin rrugë efekteve anësore të dëmshme dhe komplikacioneve. Dhe janë dhënë deklarata serioze për sa i përket ndikimit të anti-depresivëve në përpjekjet për vetëvrasje tek fëmijët dhe të rinjtë e grup-moshave 18-24 vjeç.

Shumë familje frikësohen dhe i zë paniku kur dëgjojnë fjalën vetëvrasje. Por para se t’ju zërë paniku apo para se të hiqni dorë nga ilaçet e përdora për kurimin e depresionit të fëmijës suaj duhet të mësoni të vërtetat. Kjo do t’ju ndihmojë të merrni një vendim të drejtë në lidhje me shëndetin e fëmijës.

Pse thuhet që anti-depresivët ndikojnë në përpjekjet për vetëvrasje tek fëmijët?

Zyra amerikane e ilaçeve dhe ushqimeve(FDA) deklaroi se bazuar tek esperimentet klinike dhe analizat komplete anti-depresivët mund të shkaktojnë ose të nxisin mendimin ose veprimin e vetëvrasjes tek fëmijët dhe adoleshentët. Analizat tregojnë se ekziston 4% risk i zhvillimit të mendimit për vetëvrasje apo veprimit direct tek fëmijët të cilët marrin anti-depresivë .

Ndërsa disa specialistë nuk mendojnë se këta paralajmërime janë të nevojshme. Specialistë të tjerë zotërojnë krej të dhëna të kundërta. Këta supozojnë se mesatarja e vetëvrasjeve është më e ulët tek fëmijët që marrin anti-depresivë.

Mos vallë anti-depresivët nuk duhen përdorur tek fëmijët?

Megjithëse paralajmërimet e bëra pasqyrojnë një rritje të rrezikut të vetëvrasjes tek fëmijët që përdorin anti-depresivë kjo nuk do të thotë që anti-depresivët nuk duhen përdorur. Këta paralajmërime duhen vlerësuar si një masë paraprake në rastet kur anti-depresivët ndikojnë negativisht.

Për shumë fëmijë dhe adoleshentë anti-depresivët janë një rrugë efektive në kurimin e depresionit, çrregullimit kompulsiv obsesiv dhe problemeve tjera psikologjike. Nëse këta sëmundje nuk kurohen siç duhet fëmija nuk mund të ketë një jetë të lumtur dhe të plotësojë aktivitetet normale ditore. Krahas kësaj nëse depresioni nuk kurohet shfaqet mundësia e vetëvrasjes.

Cilët anti-depresivë ndikojnë në prirjen për vetëvrasje?

Pavarësisht shqyrtimit të analizave të vetëm 9 anti-depresivëve FDA është e mendimit se të gjithë anti-depresivët që rekomandohen me anë të recetave mund të ndikojnë në prirjen për vetëvrasje. Ky paralajmërim njihet si lista e zezë. Dhe ky është paralajmërimi më i forte i sigurisë dhënë nga FDA në lidhje me ilaçet e recetave. Ky paralajmërim me shkronja të nënvizuara me të zezë zuri vend në prospective bashkë me anti-depresivët. Krahas anti-depresivëve familjeve u jepet një udhëzues mjekësor i cili përfshin këshilla të nevojshme për familjet dhe infermierët përsa i përket rrezikut të ilaçeve dhe masave parandaluese.

Çfarë duhet të bëni para se fëmija juaj të marrë anti-depresivë?

Para se fëmija të fillojë këta ilaçe duhet t’i nënshtrohet një kontrolli nga koka deri tek këmbët. Dhe konkretisht: Bashkë me kontrollin fizik kërkohet dhe kontrolli psikiatrik. Gjatë kontrollit psikiatrik duhet të analizohen me kujdes dhe hollësisht faktorët potencial të rrezikut tek fëmija, nëse fëmija ka probleme tjera psikologjike si depresioni , hiperaktiviteti, nëse në familje ka pasur sëmundje psiqike dhe tentativa për vetëvrasje.

Cilët anti-depresivë duhet të marrin fëmijët?

Fluoxetine: është aprovuar nga FDA . Doktori i fëmijës suaj ose specialisti i kësaj fushe mund t’ju rekomandojë çfarëdo lloji anti-depresivi. Megjithëse FDA ka aprovuar vetëm ilaçin Fluoxetine (prozac) si anti-depresiv për të kuruar depresionin tek fëmijët. Krahas Prozac ka aprovuar si ilaç shtesë Escitalopram (Lexapro) për të kuruar depresionin tek fëmijët mbi moshën 12 vjeç.

Alternativat e një cilësie të ulët: doktorët mund të përdorin vendimet individuale mjekësore për t’i dhënë fëmijëve anti-depresivë të tjerë. Kjo praktikë e njohur ndryshe si përdorim ilaçi jashtë kontrolli (off label) praktikohet në të gjitha llojet e ilaçeve tek fëmijët dhe adoleshentët.

Kujdes këta shenja nëse fëmija juaj përdor anti-depresiv:

Ndonjëherë shenjat e tentativës për vetëvrasje nuk mund të dallohen lehtë. Nuk është gjithnjë e qartë. Fëmija nuk mund t’ju flasë në mënyrë direkte për të tilla mendime. Por ju duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj këtyre shenjave të cilat sinjalizojnë përkeqësimin e gjendjes së fëmijës:

- mendimet rreth vetëvrasjes apo vdekjes

- tentativa për të vrarë veten

- dëmtimi i vetes

- ndihet i shqetësuar dhe i turbulluar në mendime

- atakët e panikut

- problemet e gjumit

- rritja e ndjenjës së vazhdueshme të mërzisë

- intesifikim i fjalëve dhe veprimeve

- agresivitet, dhunë ose armiqësi

- ndjenjë e re ose e përkeqësuar e depresionit

- probleme sociale ose akademike në shkollë

- qëndrimi vetëm për një kohë të gjatë

Nëse tek fëmija juaj ekzistojnë një nga këta shenja, nëse gjendja e tij po përkeqësohet , nëse sjellja dhe veprimet e tij shqetësojnë mësuesin apo kujdestarin takohuni menjëherë me doktorin./zamanonline/

/komuniteti