Bashkimi Europian, vitin që vjen mund ta ndalojë shitjen e shisheve për foshnja të cilat e përmbajnë substancen kimike bisfenol A, për shkak të shëndetit të fëmijëve, ka raportuar Komisioni Europian.
Komisari i EU-së për shëndetësi Gjon Dali, ka theksuar që dëshiron që ti tërheq nga tregu këto shishe nga shtetet e BE, shkaku i dyshimeve se bisfenoli A ndikon negativisht në shëndetin e foshnjeve.
Vetëm dy anëtare të BE-së, Franca dhe Danimarka, deri tani e kanë ndaluar shitjen e këtyre shisheve me këtë kemikale. Qeveria Daneze ka shkuar edhe një hap më tej duke e zgjeruar ndalesën në të gjitha prodhimet ushqimore që e përmbajnë këtë substancë për fëmijë gjer në tre vjeç.
Ndalesat egzistojnë edhe në Australi, Kanadë dhe në disa shtete Amerikane. Kanada në tetor është bërë shteti i parë në botë i cili ka klasifikuar bisfenolin A si substancë toksike, edhe pse industria e kundërshton këtë vlerësim.
Komisari Dali ka vendosur që të vendos një vijë ligji për ndalimin e shitjes së këtyre shisheve pasi që në shtator Agjensionet Evropiane për Siguri të Ushqimit kanë marrë mendimin e ekspertëve për këtë substancë.
Në raport është konstatuar që bisfenoli A është i padëmshëm në sasi të vogla por nuk tregohen të panjohurat në lidhje me efektin e tij të cilat janë përmendur në hulumtimet më të reja.
“Nuk mund të përjashtojmë mundësinë që egziston efekti në zhvillim, sistem imunitar apo në paraqitjen e tumoreve” ka thënë Dali.

