Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Beba Ime ndihmon SOS Fshatrat e fëmijëve

SOS Fshatrat e fëmijëve

24.05.2011 - Portali www.bebaime.com në kuadër të aktiviteteve të saj, sot ka ndihmuar SOS Fshatrat e fëmijëve, duke i dhuruar fëmijëve veshmbathje dhe lodra.

SOS Fshatrat e fëmijëve përkujdesen për një numër të fëmijëve pa përkujdesje prindërore, dhe falenderojnë të gjithë ata të cilët ndihmojnë që këta fëmijë të kenë një jetë më të mirë. 

Hana Jedrashi nga SOS Fshati i fëmijëve, këtë aksion të Beba Ime e ka vlerësuar si një akt të vullnetit të mirë, gjithashtu edhe mjaft të nevojshëm dhe ka theksuar se këtyre fëmijëve iu duhet përkrahja e tille, pasi që nevoja është shumë e madhe.

Ajo poashtu ka bërë lutje që iniciativat e ngjashme të vazhdojnë dhe se çdo ndihmesë sado e vogël do të ndikojë në përmirësimin/lehtësimin e jetës së këtyre fëmijëve.

Beba Ime edhe në të ardhmen ka për t`u marrë me ndihma të tilla, ku poashtu bën thirrje të gjithë atyre të cilët kanë dëshirë ti ndihmojnë këta fëmijë, le të kontaktojnë me www.bebaime.com

/komuniteti