Duke filluar nga viti i ardhshem, lindja e nje femije te shendetshem me tre prinder biologjik do te jete jo vetem e mundshme, por edhe ligjerisht e lejuar.
Behet fjale per ligjin e fundit te mirepritur ne Britani nga Kryeministri David Cameron dhe Ministri i Shendetesise, Andrew Lansley. Ata i kane bere thirrje nje grupi te caktuar ekspertesh qe te shqyrtojne sigurine dhe efikasitetin e nje teknike te re fertilizimi in vitro, e cila mundeson lindjen e nje femije me tre prinder biologjik.
Deri me tani, kjo metode in vitro ka qene e ndaluar dhe shume e diskutueshme. Synimi i saj eshte qe te eleminoje defektet ne mitokondri. Ajo eshte zhvilluar nga nje ekip i kryesuar nga Doug Turnbull, specialist ne Newcastle University./infoalbania/

