27.11.2012 - Një bebe i është nënshtruar një operacioni shumë të vështirë por sipas mjekëve ai ka rezultuar i suksesshëm.
Audrina Cardenas ka lindur me problemin e rrallë, pasi zemra i saj është formuar jashtë gjoksit. Pas disa orësh operacion, mjekët amerikanë në Texas Children’s Hospital futën zemrën e bebes brenda dhe tani ajo është mirë.
Mamaja Audrinës thotë se është tepër e lumtur, ndërsa mjekët thonë se vogëlushja do të jetë gjithmonë nën kontroll dhe do u nënshtrohet të tjera ndërhyrjeve në të ardhmen për të korrigjuar defektet në zemër./albeu/

