08.12.2014 - Miti i Babadimrit është e bazuar në të vërtetën – ai bazohet në personazhin e Shën Nikollës, i cili ishte një person i vërtetë.
Ai njihej se i jepte dhurata dhe para të varfërve dhe këto vlera janë të rëndësishme, thotë psikologu Lorber. Babadimri u mëson fëmijëve të jenë zemërgjerë dhe që sjelljet e mira shpërblehen.
Babadimri është vetëm një nga personazhet mitike që fëmijë i besojnë, së bashku me zanën e dhëmbit, lepurin e Pashkëve dhe krijesa të tjera përrallash. Fëmijët përdorin imagjinatën e tyre gjatë gjithë kohës edhe në qoftë se dinë se këto personazhe janë imagjinare dhe kjo nuk është shqetësuese. Në fakt, psikologët shqetësohen për fëmijët që nuk kanë aftësinë për të treguar tregime krijuese, tha ai.
Tradita e Krishtlindjeve gjithashtu përforcon disa zakone pozitive, të tilla si shkrimi i letrës për badadimrin. Shumë fëmijëve nuk u pëlqen të shkruajnë, por ata do të bëjnë përpjekje për të shkruar këtë letër.

