26.05.2011 - Hulumtimi i Institutit Britanik për hulumtime shoqërore dhe ekonomike, ka treguar që rreth tre të katërtat e fëmijëve, nënat e të cilëve janë të kënaqura, kanë fëmijëri të lumtur.
Nëse nënat janë të mërzitura dhe depresive, më shumë se gjysma e fëmijëve për këtë janë të mërzitur. Njëkohësisht, lumturia e babait nuk ka ndikim të tillë në fëmijët.
Disponimi i nënës është indikatori i kënaqësisë së fëmijës, ndërsa rritja në marrëdhënie të lumtura familjare ka ndikim të madh në njeriun gjatë tërë jetë0s.
Konfliktet e prindërve apo anëtarëve të familjes kanë ndikim të madh në ndjenjën e sigurisë tek fëmija, respektivisht në periudhën e mëvonshme, apo në raportin e tyre me prindërit.
Më pak se 30 përqind e fëmijëve kanë thënë që me prindërit kanë konflikt së paku një herë në javë, janë ndjerë të lumtur në familjet e tyre.
Rezultatet e hulumtimit në të cilin u përfshinë 40.000 familje britanike me fëmijët me moshë nga 10 gjer në 15 vjeç, kanë treguar që lidhjet familjare dhe lumturia e prindërve, në të vërtetë është çelësi i lumturisë së fëmijëve./bebaime/