Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çdo e treta nënë gjidhënëse fiton pezmatim të gjirit

Çdo e treta nënë gjidhënëse fiton pezmatim të gjirit. Ky pezmatim, respektivisht mastiti, manifestohet me skuqje lëkure përreth gjirit, me fryrje, temperaturë të lartë, dhe ndonjëherë edhe me rrjedhje qelbi bashkë me qumësht.

Me shprazjen e rregullt të qumështit, secila nënë do të mund ti shmangej këtij infeksioni.

Mastiti, më së shpeshti lajmërohet pas lindjes, në kohën e gjidhënjes dhe atë më së shpeshti, gjatë 3-4 javëve pas lindjes. Vendi përmes së cilit depërton infeksioni janë kanalet e qumështit, nga sipërfaqja e lëkurës së mbrendshme të gjirit, në anët e çara në majat e gjirit.

Këto të çara shkaktohen nga organizmi i dobësuar i nënës apo lodhja si pasojë e mbylljes së kanaleve të qumështit. Majat e çara lajmërohen edhe tek gjidhënja jo e drejtë, nga majat e futura mbrenda.

ardita 1 (11 vite më parë)
mirdita jam ardita jam nje nen kam foshnjen 2 javshe kam pezmatim te gjirit po ashtu kam edhe qelb a ka mundsi me e shti foshnjen ne gji a ka ndonje problem pasi kam edhe qelb por nuk kam shum shum qelb kam aq sa mund ta vrejm me sy a ka munsi me mkshillu dhe nqs me ktheni pergjigjjen me kthen ne email adresen time ju faleminderit
Adea (13 vite më parë)
A ka mundesi nje pyetje, jam Adea nga Gjakova - Kosove, e kam nje problem shume te madh une kam vajzen 14 vjece kur djalin 12 dhe femine me te vogel 6 vjeqe prej se kam lindur djalin gjiri me kullon dhe kam alergji te madhe (kruarje deri ne gjak gati) kam mitren pak te qare kur kam lindur vajzen disa mjeke te Kosoves me kane thene qe kam tumor ne tru, po nga ajo qe kam lexu nuk jane simptomat e njejta, qka mendoni ju ju lutem te tregoni mendimin flm per mirekuptim!!!

/komuniteti