Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çdo i dhjeti baba vuan nga depresioni i pas lindjes

Nuk janë vetëm nënat të ekzpozuara ndaj depresionit të paslindjes…me anë të një studimi të ri amerikan është vërtetuar që të njejtin problem e vuajnë edhe dhjetë përqind e baballarëve.

Hulumtuesit e Fakultetit të Mjekësisë “Eastern Virginia” në Norfolk, kanë mbledhur të dhënat nga 43 studimet me 28.000 raste të dokumentuara të depresionit tek meshkujt, nga tremujori i parë i shtatzanisë së gruas, e gjer tek ditëlindja e parë e fëmijës.

Rreth dhjetë përqind e meshkujve vuan nga kjo sëmundje gjatë vitit, ndërsa kjo iu ndodh baballarëve të rinj dhe mendohet që paraqet një problem të rëndësishëm për shëndetin e tyre – thonë autorët e hulumtimit Xhejm Polson dhe Sharnall Bejzmur.

/komuniteti