Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çfarë duhet të konsumojnë gratë gjatë shtatzanisë

Per nje kohe te gjate qarkullojne polemika rreth asaj se a do te duhej shtatzenat dhe grate te cilat ushqejne foshnjat me qumeshtin nga gjiri nuk do te duhej te konsumojne arrat, ngase ne kete menyre shtohen mundesia e rritjes se mundesive per zhvillim te alergjive te foshnjat .

Pediatri Skot Sishirer nga spitali Sinai ne Nju-Jork thote se faktet per nje gje te tille edhe me tutje nuk jane te mjaftueshem per t’ua ndaluar shtatzenave konsumimin e arrave. Ai ne kete menyre ka tentuar ta largoje polemiken e madhe e cila mbizoteron te shkencetaret per vite me radhe.

Hulumtimi i cili ishte kryer ne 503 femije, nga mosha tre deri ne 15 muaj, ka treguar se 140 prej tyre jane te ndjeshem ne arra dhe ne perime me levore te forte, perderisa nenat e tyre ne mase te madhe kishin konsumuar keto perime gjate shtatzenise se tyre.

Mirepo, sipas pediatrit Sishirer, kjo vlen vetem per foshnjat te cilat jane te ndjeshme ne alergjite e po ashtu kjo mund te shihet edhe si trasheguese.

Nese kjo eshte rastesi, atehere nuk ka arsye qe t’i perjashtoni arrat nga ushqimi i shtatzenise. Instituti amerikan per shendetesi Sishirerit dhe ekipit te tij u kishte dhuruar 30 milione dollare qe te merren me kete problem, nese arrat, vezet dhe qumeshti shtojne rrezikun e alergjive te foshnjat./info-albania/

/komuniteti