Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çfarë janë ragadet?

06.09.2013 - Ragadet janë çarje të vogla të cilat ndodhin në thithkën e gjirit ose areolë, të cilat e bëjnë mjaft të dhimbshme ushqyerjen me gji.

Duke përdorur disa teknika ushqyerje dhe sjellje, është e mundur të parandalohen dhe mjekohen ragadet.

• Më i rëndësishmi është korrigjimi i pozicionit të drejtimit të fëmijës drejt gjirit, pasi është shkaku më i shpeshtë i ragadeve. Kontrollohet që fëmija ta ketë mjekrën afër gjirit kur fillon të pijë qumësht. Buzët e tij duhet të jenë të hapura mirë duke mos kapur vetëm thithkën, por edhe një pjesë të mirë të areolës. Koka e fëmijës duhet të jetë ekzaktësisht përballë gjirit.

• Duhet evituar përdorimi i detergjentëve për larjen e gjirit. Është vënë re që përdorimi i detergjentëve specifik si dhe kremrave mbrojtës, nuk parandalon dhe nuk i kuron ragadet. Përkundrazi, era e tyre mund të jetë e padëshirueshme për neonatin duke bërë që ai të refuzojë gjirin.

• Duhet filluar ushqyerja me qumësht gjiri me një gji të shëndoshë, duke kaluar në gjirin tjetër kur refleksi i daljes së qumështit ka filluar.

• Duhet ekspozuar gjiri në ajër për disa kohë, midis një pirje dhe tjetrës. Në verë nëse është e mundur, gjiri mund të ekspozohet edhe pak në diell. Ndërsa në dimër do të ishte mirë, që ai të thahej për disa minuta me tharsen e flokëve.

• Mund të përdoren edhe kupat antiragad midis një ushqyerje te tjetra, të cilat mbajnë thithkën dhe areolën të thatë dhe të larguara nga veshjet.

• Duhet evituar përdorimi i parathithkave që e ndalojnë fëmijën të thithë në mënyrë korrekte, duke frenuar në këtë rast refleksin që stimulon laktacionin, prodhimin e qumështit./bebaime.com/Obst-Gyn Mimoza Keta/

/komuniteti