Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Cilat janë llojet kryesore të alergjive tek fëmijët?

24.04.2014 - Alergjitë tek fëmijët ndahen kryesisht në alergji inhalatore dhe alergji ushqimore. ALERGJITË INHALATORE (të ajrit) shkaktohen kryesisht nga akarienet (pluhurat e shtëpisë), lagështira, myku, poleni i pemëve, luleve ose barit.

Ato mund të paraqiten klinikisht nëpërmjet elementeve në lëkurë, rinitit, teshtimave, bronkiteve të përsëritura, infeksioneve të shpeshta në rrugët e frymëmarrjes etj.

Alergjitë ushqimore mund të fillojnë që herët pas lindjes dhe mund të shfaqen si ekzema, infeksione të shpeshta respiratore, çrregullime të traktit gastrointestinal e deri në reaksione të fuqishme jetë kërcënuese. Këto reaksione shkaktohen kryesisht nga qumështi i lopës, soja, vezët, produktet e detit, kikirikët dhe arrat, etj.

Mjekët Pediatër Pneumoalergologë janë specialistët që bëjnë përcaktimin e diagnozës dhe trajtimin e problemeve alergjike dhe astmës, si edhe vlerësimin e pacientëve me infeksione të përsëritura. Në këto kushte, është i domosdoshëm këshillimi me specialistin, nëse fëmija juaj paraqet probleme si më sipër./living.al/

/komuniteti