08.10.2013 - Simptomat e menopauzës shkaktohen nga ndryshimet e nivelit të estrogjenit dhe progesteronit. Ndërkohë që vezorja sa vjen e bëhet më pak funksionale ajo prodhon më pak estrogjen dhe progesteron, ndaj si rrjedhim trupi menjëherë reagon.
Disa gra përjetojnë shumë pak, nganjëherë aspak, por disa të tjera përjetojnë simptoma të ndryshme që varirojnë nga ato të lehtat deri tek të rëndat. Ky variacion është normal, pasi një zbritje graduale e estrogjenit e lejon trupin që ngadalë të përshtatet me ndryshimet e hormoneve. Por tek disa gra ndodh zbritja e menjëhershme estrogjenit, duke shkaktuar kështu simptoma të rënda.
Menopauza është një pjesë natyrale e zhvillimit të gruas që nuk vjen papritur dhe nuk mund të pretendohet për ta parandaluar. Megjithatë janë disa mënyra (mjekësore dhe jomjekësore) që ndihmojnë për reduktimin, por edhe eliminimin e disa simptomave që shoqërojnë menopauzën./bebaime.com/

