1. Ndryshimet në ciklin menstrual.
a. Mungesë e menstruacioneve me një histori të mëparshme me cikël menstrual të rregullt (amenorrea sekondare).
b. Periudhë menstruale e çrregullt, psh. menstruacione të shpeshta ose të rralla me sasi më të vogël apo më të shtuar.
2. Zhvillimet e shenjave seksuale sekondare mashkullore.
a. Zvoglim i volumit të gjirit.
b. Trashje e zërit.
c. Zmadhim i klitorisit.
d. Rritje e pilozitetit/qimeve në fytyrë dhe në areolat e gjirit, hirsutizmi.
e. Hollim i flokëve dhe rënia e tyre.
3. Ndryshimet në lëkurë.
a. Akne (puçra) dhe tharje e lëkurës.
b. Njolla të zeza në qafë, gjoks, fytyrë, që vijnë si rezultat i uljes së insulin- sensitivitetit./bebaime.com/MD Mimoza Keta/

