Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Cilat ushqime duhet evituar gjatë shtatëzanisë?!

26.12.2018 - Të dashura nana uroj të jeni mirë, shumë nga ju më pyetni se çka duhet të konsumoni e çka jo gjatë shtatëzanisë.

Këshilla ime është që te keni kujdes me ushqimet që do i listoj më poshtë:

1) Mishi i papjekur mirë cfaredo qoftë ai është i ndaluar gjatë shtatëzanisë sepse ekziston rreziku që të merni toksoplazmosën apo bakterien sallmonela.

2) Peshku me përmbajtje të lartë të merkurit, informohuni për llojin e peshkut që e konsumoni gjatë shtatëzanisë

3) Vezët e pagatuara mirë janë një rrezik i madh për salmonella

4) Djathi, qumështi i të cilit është i papasterizuar, do të thotë qumështi i cili nuk është vluar për të shkatëruar bakteriet në vete mund të ketë listerian një bakterie shumë e rrezikshme

5) Kafja, këtu nuk do të thoja që ju duhet ta evitoni komplet por duhet të keni kujdes me sasinë. Jo më shumë se dy kafe në ditë

6) Alkooli është totalisht i ndaluar, nuk ekziston asnjë sasi e alkoolit e njohur si e sigurtë për konsumim gjatë shtatëzanisë

7) Frutat dhe perimet asnjëherë të mos konsumohet pa u larë mirë, edhe nëse ju kap lakmia më e madhe në botë përmbajuni deri sa i pastroni ato, ekziston rreziku i toksoplazmozës

8 )Evitoni fast food apo si njihet ushqimet e shpejta, mundohuni të hani sa më shëndetshëm dhe kryesisht në vende të sigurta ose në shtëpi

 

Me shumë dashuri

Razija

/komuniteti