Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çka tregojnë vizatimet e fëmijëve?

16.05.2017 - Një pjesë e pedagogëve dhe psikologëve këshillojnë prindërit të kushtojnë më shumë vëmendje në vizatimet e fëmijëve të tyre.

Edhe pse nuk duhet të gjeneralizohen gjërat sepse secili fëmijë është i vecantë,prap se prap tregimet në vazhdim do të ju ndihmojnë të zbuloni cka është duke ndodhur për momentin me fëmiun tuaj…

Ngjyrën e verdhë,,portokalli,te gjelbërt dhe te kaltërt,fëmijët e shfrytëzojnë për të treguar momente të lumtura ndërsa ngjyrën kafe,të kuqe dhe të zezë për momente pikëlluese.

Fëmijët të cilët përdorin ngjyra të nxehta më së shpeshti janë impulsivë.energjik dhe të shoqërueshëm.Ndërsa ngjyrat e ftohta janë karakteristike për fëmijët e qetë dhe të ndjeshëm,të cilët janë të përmbajtur emocionalisht dhe më së shpeshti luajnë vetëm.

Në qoftë se vizatimi është në anën e majtë të faqes kjo do të thotë se fëmiu është më shumë i lidhur me nënën e tij,ndërsa nëse është në anën e djathtë atëherë është i lidhur me babain.Fëmi i kënaqur dhe i lumtur është ai i cili vizaton në mesin e faqes.

Mungesa e ngjyrave në vizatime mund të thotë problem në socializimin e fëmiut,ndërsa përdorimi i tepruar i ngjyrave të caktuara mund të jetë indikatorë për pengesa dhe çregullime ne zhvillimin e tij.

Shumë ngjyrë e kuqe ne vizatime sjell përfundim se fëmiu është nervoz. Nëqoftëse refuzon ta përdor atë kjo mund të jet alarm se fëmiu është i stresuar.Duhet të zbulohet arsyja e stresit dhe të formohet atmosferë e qetë pushimi për fëmiun.

Ngjyra e gjelbërt tregon stabilitet emocional,por nëse është shumë e theksuar mund të tregon pasiguri te fëmiu.Fëmijët e këtillë duhet inkurajuar dhe të ju mundësohet liri më e madhe.

Ngjyrën Kafe të tepruar e përdorin fëmijët që në familjen e tyre kërkohet higjienë e madhe.

Dominimi i ngjyrës së zezë është shenjë e depresionit,frikës dhe pasigurisë,të cilat fëmiu nuk mund ti tejkalojë vet dhe për këtë shkak i nevoitet përkrahje dhe ndihmë e madhe nga prindërit.

Vija të holla dhe të ndërprera vizatojnë fëmijët e turpshëm dhe të pasigurtë.Ata i fshehin vizatimet e tyre dhe zakonisht vizatojnë figura shumë të vogla në skaj të faqes.Këtyre fëmijëve u nevoitet kujdes i madh,dashuri dhe lavdërata.

Vijat e gjata,të drejta dhe të errëta janë karakteristike për fëmijët agresiv,kapricoz dhe me shumë vetëbesim.

Fëmijët emocionalisht të stabilizuar asnjëherë nuk i përsërisin figurat në vizatimet e tyre.ndërsa fëmijët të cilët nuk munden të përshtaten në situate të reja i kopjojnë vizatimet e tyre. Me këtë duan ti shmangen ballafaqimit me problemet të cilat i sjell situata. Përsëritja e detajeve dhe figurave mund të tregon dhe pjekuri jo të mjaftueshme te fëmiu.

Fëmiu i cili është i lidhur emocionalisht me prindërit e tij dhe ata i vlejnë shumë,figurat e tyre i vizaton të mëdha dhe afër vetes. Në vizatimet e tij antarët e familjes mbahen për dore.Vecanarisht kujdes i veqant duhet ti kushtohet këmbëve të prindërve.Nëqoftëse i vizaton ata këmbë zbathur kjo mund të tregon se nuk ka shumë besim në prindërit e tij.

Burimi: femrasot

/komuniteti