Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Depresioni pas lindjes prek një grua në 5, ADN-ja tregon kush rrezikon

Depresioni pas lindjes prek një nënë të re në pesë, duke rrezikuar fëmijët e tyre të kenë probleme në sjellje. Shpesh një problem i tillë nënvlerësohet, por studiuesit amerikanë të University of Virginia, kanë zbuluar se cilat femra janë më të prirura për t’u prekur nga depresioni në të ardhmen.

Sekreti qëndron tek oksitocina, i njohur si hormoni i dashurisë dhe që luan një rol pozitiv në lidhjen e nënës me fëmijën, për stresin, humorin dhe rregullimin e emocioneve.

Studiuesit ekzaminuan rastet e 14 541 femrave shtatzënë, nga prilli i vitit 1991 deri në dhjetor të vitit 1992, duke krahasuar kampione gjaku të marra te femrat gjatë javës së 7 dhe të 41 të shtatzënisë, si tek nënat që ishin prekur nga depresioni edhe tek të tjerat.

Rezultoi se nivelet e geneve receptorë të oksitocinës janë më të ulët te femrat të cilat janë më të rrezikuara për t'u prekur nga depresioni pas lindjes.

“Këto sinjale ndihmojnë për të identifikuar para kohe femrat në rrezik dhe për të marrë masa”, tha Jessica Connelly, autore e studimit./a.y/noa.al

/komuniteti