Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Depresioni post lindje, e vuajnë edhe baballarët!

Eshte ende nje fenomen pak i studiuar ky i depresionit pas lindjes qe godet baballaret, por megjithate eshte nje problem qe ekziston ne perqindje jo te parendesishme. Per te ngritur kete ceshtje ishin studiuesit e universitetit te Nju Jorkut, SHBA, fale nje publikimi ne revisten shkencore Journal Maternal and Child Health.

Behet fjale per nje kerkim qe ka marre shtyse nga nje studim i meparshem udhehequr nga profesor Michael Weitzman, qe kishte gjetur efekte mbi femijet, te formave depresive qe kishin prekur baballaret.

Natyrisht eshte mjaft e qarte qe femijet ndikohen nga gjendja psikologjike e prinderve te tyre, por pak kohe me pare cdo gje ishte e perqendruar vetem mbi depresionin e nenes dhe se si mund te ndikonte ne marredhenie me te porsalindurin. Por natyrisht problemi eshte me i gjere dhe perfshin te dy prinderit e rinj.

'Ndersa gjetja e normave te larta te problemeve te shendetit mendor ne mesin e femijeve ku baballaret kishin patur simptoma depresive nuk ishte shume suprizuese, ka shpjeguar Weitzman, ishte fakti qe asnje studim ne shkalle te gjere kishte hetuar kete ceshtje, ashtu sic ishte fakti se nje femije ne kater me probleme te ketij lloji kishte nje nene dhe nje baba me simptomat e depresionit’.

'Rezultatet e raportuara ne kerkim ilustrojne faktoret qe ndihmojne te identifikojne baballaret qe mund te perfitojne nga shqyrtimi per depresionin klinik, mendojme se te dhenat tani jane vecanerisht te rendesishme, duke patur parasysh krizen aktuale finaciare dhe rritjen e njekohshme te papunesise ne Shtetet e Bashkuara’, vazhdon specialisti.

Nuk eshte rastesi qe babai ne shumicen e rasteve te bjere ne nje gjendje te depresionit pas lindjes, jane ata qe jetojne ne varferi (nje here e gjysem edhe me te prekur), ata te cilet jetojne me nje nene nga ana e tyre preken nga depresioni (5.75 here me shume), dhe sidomos baballaret e papune ose me pune jo te sigurt (6 here e gjysem me ne rrezik).

Ndersa per sa i perket nenes, shkaqet e depresionit post lindje jane me shume te tipit teresisht organik, persa i perket babait problemi eshte gjithmone i lidhur me faktore te jashtem dhe me kushte sociale-ekonomike te familjes.

Hulumtimi eshte kryer ne SHBA, por padyshim mendojme qe rezultatet do te ishin ndryshe ketu ne Shqiperi.

Nje ndihme dhe nje mbeshtetje psikologjike do te ishin te nevojshme per te gjithe prinderit, ne menyre qe pasojat mos t'i kene femijet./infoalbania/

/komuniteti