Disa pediater britanike kane vleresuar se nje bebe nuk eshte mire qe te ushqehet vetem me qumeshtin e nenes gjate 6 muajve te pare te jetes. Ne fakt kjo eshte nje ide qe shkon kunder rekomandimeve te organizates boterore te shendetesise dhe Bashkimit Europian, te cilet rekomandojne vetem qumeshtin e nenes per gjashte muajt e pare te bebes.
Nje sinteze e studimeve qe kane te bejne me kete teme, e realizuar nga disa pediater angleze dhe e publikuar te British Medical Journal, e ve ne diskutim kete dogme. Sipas analizes se tyre, nje ushqyerje e bazuar vetem ne qumeshtin e nenes, pasi kane kaluar nga 4 muaj mund te sjelle me shume disavantazhe nga sa e kemi menduar.
Mjeket theksojne fillimisht mungesen e nje “prove te pakundershtueshme” qe do te tregonte se eshte e demshme qe femijet te hane ushqime te tjera pasi kane kaluar 4 muaj. Ne te kundert, shpjegojne ata, nje studim amerikan i 2007-s tregon per rrezikun e mungeses se hekurit qe i con bebet te kene anemi, ne rast se ushqehen vetem me qumeshtin e nenes.
Ata qe e mbrojne idene se femijet duhet te pine qumesht deri sa te shkojne 6 muaj akuzojne se ata qe kerkojne te kunderten duan te bejne lojen e industrise agro-ushqimore, per t’u sjelle sa me shume fitim ketyre te fundit.
“Ne nuk po tentojne te bejme nje promovim te ushqimeve per bebe”, mbrohet mjekja Mary Fewtrell, autorja kryesore e ketij studimi ne gazeten The Guardian. Madje, ajo shprehet se do te ishte idealja qe t’u jepeshin femijeve ushqime te pergatitura ne shtepi. Por, sipas saj, shume elemente e shtyjne ate qe te hape nje debat lidhur me rekomandimet, qe ajo i quan te papershtatshme. Pervec rrezikut ne rritje te anemise, bebet kane me shume tendence qe te behen alergjike ndaj ushqimeve, nderkohe qe ata jane mesuar vetem me qumeshtin e nenes.
Ne fund studiuesit shtojne se eshte nevojshme qe femijet e vegjel te mesohen sa me shpejte me shijen e perimeve. Nje shumellojshmeri ushqimi e parakohshme shton shanset per ta pare femijet te ushqehet ne menyre te ekuilibruar. Studiuesit nuk sjellin ndonje ide shtese qe te mbeshtesin tezen e tyre.
Megjithate, ata nuk kane si qellim qe te vene ne diskutim anet e mira te ushqimit me qumeshtin e gjirit. Po keshtu ata nuk marrin rrezikun te ngaterrojne problematiken e vendeve Perendimore me ato te vendeve ne zhvillim. Ne keto vende, ku kushtet sanitare jane shume te renda, rreziku i marrjeve te semundjeve nga uji eshte edhe me i larte. Studiuesit bien dakord se futja e ushqimeve te forta per femijet qe jane vetem 4 muajsh eshte shume e rrezikshme.

