Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dhënia e shpeshtë e antibiotikëve rrezikon fëmijët nga bakteret

29.08.2011 - Femijeve duhet t’u pershkruhen “dramatikisht” me pak antibiotike sepse medikamentet mund te kontribuojne per superbakteret, alergjite, diabetin dhe mbipeshen, thote nje akademik.

Edhe pse antibiotiket na kane ndihmuar te jetojme me gjate, ata po ashtu jane duke vrare bakteret te cilat luftojne semundjet.

Eshte raundi i fundit i zjarrit te shkrepur ne debatin per mbiperdorimin e antibiotikeve, ne vargun e studimeve qe i lidh me rreziqet e shtuara nga semundjet e ndryshme.

Kete here eksperti amerikan i mikrobiologjise, Martin Blaser, tha qe hulumtimi i ri, qe do te publikohet me vone kete vit, sugjeron qe “bakteret tona te mira” asnjehere nuk kendellen plotesisht nga ndikimi i trajtimeve te antibiotikeve. Femija mesatar ne Britani te Madhe ka marre dhjete trajtime deri ne moshen 16-vjecare – me shume se nje cdo dy vjet, sipas statistikave te NHS. Shumica e ketyre merren ne femijerine e hershme. “Antibiotiket e vrasin bakterin qe deshirojme, por edhe ate qe nuk deshirojme ta vrasim,” ka shkruar Blaser ne gazeten “Nature”.

“Keto ndryshime afatgjate te baktereve te dobishme brenda trupave te njerezve munden edhe ta rrisin ndjeshmerine tone ndaj infeksioneve dhe semundjeve. Perdorimi i tepruar i antibiotikeve mund te jete shtyse e rritjes dramatike ne gjendjet si obesiteti, tipi 1 i diabetit, semundjet inflamatore te zorreve, alergjite dhe astma, te cilat jane me shume se te dyfishuara ne shume popullata.”

Para dy vjetesh zyrtari me i larte mjekesor ne Britani, Sir Liam Donaldson, ka lancuar nje kampanje per te reduktuar perdorimin e antibiotikeve ne rastet e ftohjes, gripit dhe fytit te pezmatuar, te cilat u pershkruhen deri 10 milione njerezve ne vit, edhe pse keto viruse rralle reagojne ndaj tyre. Dr. Blaser, shefi i Departamentit te Mjekesise ne New York University, tha qe pershkrimi i tepruar eshte ne vecanti i rrezikshem per femijet dhe nenat shtatzene, pasi qe mund ta leme gjeneraten e ardhshme te paafte per t’i luftuar semundjet e zakonshme.

Ai e ka lidhur mbipershkrimin e recetave te antibiotikeve me zhvillimin e “superbaktereve” dhe tha qe ato rrezikojne te parandalojne infeksione serioze sic eshte pneumonia nga te qenit e trajtuar ne menyre te suksesshme.

“Gjenerata eshte e rendesishme,” tha ai.

Ne grua e lindur ne vitet 1940-ta mund te kete marre dy trajtime me antibiotike ne femijeri. Nese ajo ka vajze, ajo mund te percjelle tek ajo shume me pak baktere normale. Vajza e saj sipas gjasave do te kete me shume trajtime me antibiotike dhe stermbesa perseri do te kete shume me pak baktere te mira.

“Cdo gjenerate mund ta nise jeten me nje fond gjithnje e me te vogel te trasheguar”.

“Nuk jam duke thene qe te mos u jepet antibiotike njerezve me semundje serioze. Por, nese vertetohet ajo cka dyshojme, mjeket duhen te shikojne me afer rrezikun dhe dobine.” Nje hulumtim i fundit ka treguar qe nje trajtim i vetem i amoksicilinit – qe zakonisht perdoret per te kuruar infeksionet e veshit ne femije – mund te zhduke 20 deri 50 per qind te H.pylorit te tyre, nje tip i bakterit qe kontrollon dy hormonet kyce ne stomak.

Shkaterrimi i saj eshte lidhur me nje rritje te shenuar te kancerit ezofagal tek femijet, po ashtu edhe rritjen e astmes, alergjive nga bari dhe alergjive ne lekure tek ta.

Nje studim me 580.000 femije i kryer nga shkencetaret daneze kete vit ka zbuluar qe atyre qe u eshte pershkruar penicilina dhe medikamente te ngjashme ishin me rrezik me te larte nga sindroma e zorres se irrituar dhe semundja e Crohnit.

Tipi 1 i diabetit – i cili eshte me shume nje semundje imunologjike sesa e lidhur me diete – po ashtu po diagnostikohet me heret tek femijet, ka treguar hulumtimi.

Edhe studimet ne kafshe me vite kane treguar qe antibiotiket shkaktojne shtimin e peshes./infoalbania/

/komuniteti