Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dhjami në bark, rrezik për shume sëmundje tek femrat

Shoqata radiologjike e Amerikës veriore, ka sfiduar bindjen se mbipesha trupore pengon dobësimin e kockave ose osteoporosën, duke pohuar të kundërtën.

Mjekësia vazhdimisht ka menduar se mbipesha trupore pengon dobësimin e kockave ose osteoporosën, por studim i paraqitur në shoqatën radiologjike të Amerikës veriore, e sfidon atë, duke thënë se dhjami i tepërt në pjesën e barkut tek gratë mund të ndikojë në dobësimin e kockave.

Shkencëtarët kanë analizuar gjendjen e 50 grave të moshës para menopauzës, për të shqyrtuar një lidhje midis dhjamit në pjesën e barkut dhe dendësisë së masës së kockave. Shkencëtarët vunë re se sa më shumë dhjam një grua kishte në pjesën e barkut, aq më i ulët ishte densiteti i kockave të saj. Në këtë epokë kur mbipesha shihet si epidemi, kjo do të thotë se yndyrnat dhjamore në bark shtojnë edhe më shumë rrezikun jo vetëm për sëmundje të zemrës dhe diabete, por edhe për osteoporozë.

/komuniteti