04.03.2015 - Në një çerdhe në Prishtinë ka dyshime se ka dhunë ndaj fëmijëve nga ana e edukatorëve.
Prindërit janë ankuar tek drejtoresha e çerdhes “Yllka” duke dyshuar se edukatoret po dhunojnë fëmijët e tyre.
Drejtoresha Sheribane Çitaku ka thënë për RTK'në se e vetmja mundësi e dëshmimit dhe eleminimit të situatave të tilla është monitorimet me kamera.
Edukatorja Luljeta Haxhijakupi ka fajësuar drejtoreshën duke thënë se ajo po bën presion tek ato në prani edhe të fëmijëve.
Të njëjtën e thotë edukatorja tjetër, Zojë Kajtazi.
Komuna e Prishtinës ka ngritur një komision hetimor në lidhje me dyshimet e prindërve në këtë çerdhe.
Burimi: gazetaexpress

