Tiranë, 23 korrik 2015, NOA.al- Një kryefamiljar në kryeqytet dhunon barbarisht gruan dhe fëmijën e tyre të mitur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ku 30 vjeçari Besim Balla me banim në zonën e Kamzës, ka rrahur egërsisht të shoqen e tij.
Mëngjesin e sotëm pasi ka shpëtuar nga i shoqi, e dëmtuara D.S., 21 vjeçe ka kërkuar ndihmë në polici ku ka thënë se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit fëmijës së tyre të mitur vetëm dy vjeç.
Mësohet se 30 vjeçari ushtronte dhunë mbi të shoqen prej kohës, por mbrëmjen e djeshme teksa ka rrahur atë ka qëlluar dhe fëmijën e mitur, i cili qante pranë së ëmës.
Në këto kushte 21 vjeçarja nuk e ka duruar më dhunën që pësonte, pasi së fundmi krahas saj ishte goditur dhe bërë me shenja dhe fëmija i vogël.
Nën akuzën e dhunës në familje efektivët e policisë vunë në pranga 30 vjeçarin Balla./k.banushi/a.y/noa.al

