Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Diabeti tek fëmijët, ndikimet që mund të shfaqen

Nderlikimet qe sjell diabeti tek femijet, si mund te mbahet nen kontroll semundja dhe dietat e rekomanduara per kete pacient. Sot Prof. Dok Petrit Hoxha do te shpjegoje pikerisht keto aspekte te semundjes.

Cfare nderlikimesh mund te shfaqen?

Shume paciente me diabet sheqeri te tipit 1 zhvillojne ate qe njihet si ketoacidoza diabetike, qe shkaktohet nga mungesa e theksuar e insulines. Pervec simptomave te zakonshme, humbja ne peshe e pacientit, pershpejtohet nga urinimi i shpeshte dhe te vjellat qe shkaktojne humbje te theksuara te lengjeve te trupit. Femija ankon edhe per dhimbje barku, e cila con ndonjehere ne diagnozen e gabuar per problem kirurgjikal.

Si mund te matet glicemia nga i semuri?

Eshte i rendesishem edukimi i pacientit dhe familjes lidhur me matjen e glicemise me glukometer, administrimin e insulines dhe planifikimin dietetik menjehere pas kalimit te ketoacidoza diabetike. Fakti qe ne jeten e perditshme pacienti do te jete me shume aktiv se ne spital, vlerat e glicemive do te rezultojne me te uleta se ato spitalore per te njejtat doza te insulines dhe te njejta skeme dietetike.

Ne te gjitha regjimet, glicemia duhet matur e pakta 4 here ne dite dhe dozat e insulines duhen rregulluar ne lidhje me keto vlera te matura te glicemise. Insulina zakonisht nuk duhet te jepet jashte skemes kohore, me perjashtim te rastit kur vlerat e glicemise jane shume te larta (me shume se 350mg/dl) ose kur jane shfaqur trupat ketonik ne urine.

Insulina injektohet nen lekure dhe jo intramuskulare. Vendi i injektimit duhet te ndryshohet rregullisht, dhe insulina injektohet zakonisht ne zonen e krahut, ne kofshe, ne bark shpine, vithe. Flakonet e insulines duhen ruajtur ne temperature te dhomes ku mund te qendroje stabel per rreth 30 dite.

/komuniteti