Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Duhan pirja pasive shton rrezikun për ekzemë te fëmijët

08.03.2012 - Ekspozimi pasiv ndaj duhanit në tre muajt e fundit të shtatzënisë është i lidhur me rrezikun më të madh të shfaqjes së ekzemës te fëmijët- tregon një hulumtim i shkencëtarëve japonezë.

Studimet e mëparshme kanë treguar për shpeshtësi më të madhe të astmës dhe infeksioneve respiratorë te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë qenë të ekspozuara ndaj tymit të duhanit.

Nga ana tjetër, është konfirmuar se duhan pirja pasive në gjashtë muajt e parë të shtatzënisë nuk paraqet rrezik për ekzemë te fëmijët.

Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara në përcjelljen e 1.400 fëmijëve të moshave nga dy deri në 18 muaj./zhurnal/

/komuniteti