Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Duhani dëmton rëndë shëndetin e femrës

Të pish duhan është zgjedhje personale, por është e rëndësishme të informohesh mbi rreziqet që ka ky ves. Shëndeti i femrave është më i pambrojtur para duhanit, se sa ai i meshkujve, sipas një studimi të realizuar këtë vit nga amerikanët.

Femrat zhvillojmë më lehtë sëmundje të mushkërive për shkak të duhanit, se sa meshkujt. Aq më shumë, duhani favorizon shfaqjen e kancerit pulmonar (në mushkri) në një përqindje më të madhe tek femrat, edhe pse femrat e fillojnë duhanin më vonë dhe pinë më pak cigare se sa meshkujt.

Sipas hulumtuesve, hormonet femërore, dhe veçanërisht estrogjeni e kanë „fajin” më të madh për dobësinë e organizmit femëror para duhanit. Duket që reagimi i metabolizmit ndaj duhanit, ndryshon sipas gjinisë.

Po ashtu femrat janë më të predispozuara për sëmundje pulmonare të shkaktuara nga duhani, se sa meshkujt, sepse kanë edhe mushkëritë më të vogla (si madhësi).

Sëmundjet që mund të shfaqen tek femrat, nga duhani: lloje të ndryshme kanceri, sëmundje kardiake (mund të arrihet deri tek infarkti), sëmundje frymëmarrje, infertilitet, sëmundja e fëmijëve (gjatë shtatzënisë – mund të ndodhin këto sëmundje edhe në qoftë se nëna nuk pi duhan, por është e ekspozuar në një ajër ku konsumohet duhani – quhet „pirja pasive”), shfaqja e menopauzës dhe plakja e parakohshme e lëkurës.

 

ditarionline.com

/komuniteti