18.02.2015 - Këto janë dy rregullat që ju duhet t’i keni parasysh në raport me fëmijën tuaj pas divorcit:
1. Mos i ngarkoni fëmijët me situatat që ata nuk mund të kontrollojnë. Ata nuk duhet të mbajnë një përgjegjësi të tillë . Kjo do të nxisë ndjenjat e pafuqisë dhe pasigurisë tek ta.
2. Mos kërkoni nga fëmijët të merren me çështjet e të rriturve. Ata nuk janë të aftë për t’i kuptuar problemet. Fokusi i tyre duhet të jetë në fazat e ndryshme të zhvillimit që ata kalojnë.

