Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

E qeshura si ndihmë në mbarësimet artificiale

E qeshura mund të ndihmojë gratë, që janë duke u përpjekur për t`u mbarësuar artificialisht, pohojnë ekspertët izraelit nga Qendra Mjekësore “Asaf Harofeh” në Krifin.

Një ekip i udhëhequr nga Shevah Fridler vërtetoi se gratë që menjëherë pas hyrjes së embrionit në mitër, u argëtuan profesionalisht nga "klloun mjekësorë" janë konceptuar në 36 për qind të rasteve, ndërsa ato që nuk janë qeshur pas transplantimit të embrioneve janë konceptuar vetëm 20 për qind, raporton Reuters.

Fridler thotë se idenë për këtë test të dhënë, e bëri pas leximit të një ndikimi të mundshëm psikologjik, të të qeshurit "si një mekanizëm natyror kundër stresit, duke ditur se pacientët të cilët janë infertil dhe janë duke u përpjekur të krijojë fertilizimin “in vitro” nën stres të madh.

Pra, është e angazhuar një klloun i veçantë mjekësor, i cili gjatë një viti, here pas here viziton qendrën e përmendur mjekësore.

Nga 219 gra që morën pjesë në këtë eksperiment, gjysma kanë kryer procedurat e mbarësimit artificial në ato ditë kur kllouni ishte në qendër dhe para tyre kreu programin pesëmbëdhjetë minutësh përderisa gratë e tjera u fekonduan ato ditë kur nuk iu erdhi klauni.

Duke marrë në konsideratë faktorë të tillë si mosha, lloji i infertilitetit dhe numri i embrioneve të transplantuara, është vërtetuar se gratë që argëtoi kllouni kishin dy herë më shumë gjasa për të konceptuar se sa ato që janë pllenuar në ditët kur kllouni nuk e ka vizituar qendrën mjekësore në Krifin.

I ashtuquajturi “kujdes kllounor” që një kohë të gjatë po zbatohet në qendrat shëndetësore të Izraelit, SHBA-ve, Kanadës, vendeve Europiane dhe Australisë, por zakonisht në departamentet fëmijërore. Univerziteti Izraelit në qytetin Haifi jo vonë ka lansuar edhe studimet për klloun mjekësorë.

/komuniteti