29.06.2015 - Mjekët në Kili kanë gjetur një fetus të gëlqerizuar në trupin e një gruaje 90 vjeçare. Sipas mjekëve ky fetus mund të jetë rreth pesëdhjetë vjet i vjetër.
Mediat lokale, kanë raportuar se ishin rrezet X ato që bënë të mundur dallimin e fetusit të gëlqerizuar me peshë rreth dy kilogram. Ky është një fetues që mund të ketë vdekur gjatë lindjes dhe ka ngelur brenda brenda barkut të gruas dhe jashtë mitrës.
Ky fenomen i rrallë, njihet si "lithopedio" ose foshnje e ngurtësuar, ndodhë kur fëmija vdes gjatë lindjes, por nuk del jashtë trupit të nënës. Ndërkohë mësohet se mjekët kanë refuzuar të bëjnë ndërhyrje në trupin e 90 vjeçares, për shkak të moshës që ajo ka.
Burimi:albeu.com

