Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Edhe femrat e moshuara mund të riprodhojnë vezë

Për dekada grave u është thënë se sa më shumë që presin për të patur fëmijë aq më të vështirë do ta kenë ato për të mbetur shtatezane.

Mendimi është se femra lind me një numër të caktuar vezësh, dhe ndërsa ajo moshohet edhe vezët vdesin me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë dhe se ato nuk mund të zevendësohen ose riprodhohen.

Por doktor Jonathan Tilli pranë spitalit të përgjithshëm në Boston, gjatë eksperimenteve me minj në laborator vuri re se minjtë femra ishin në gjendje të riprodhonin vezë edhe kur ato moshoheshin. Kur minjve iu dha një ilaç kimoterapie, qelizat embrionale brenda vezoreve u riprodhuan madje edhe pasi vezët kishin vdekur dhe minjtë ishin në gjendje të lindnin edhe në moshë të madhe.

Ky studim mund tu hapë rrugën metodave të reja për trajtimin e rasteve të mosriprodhimit por tani për tani shkencëtarët thonë se është shumë herët të vendoset nëse të dhënat nga eksperimentet me minj mund të vlejnë edhe për njerëzit.

/komuniteti