Trashesia e foshnjave mund te zbulohet pasi foshnja te kete mbushur nente muaj, kane treguar rezultatet e nje hulumtimi amerikan.
Shkencetaret pohojne qe ne ate moshe foshnjat me kilograme te teperta apo te trasha, ekspozohen ndaj rrezikut qe te mbesin te tilla gjer ne moshen dy vjecare.
Sipas mendimit te autorit te studimit, ku kane zbuluar se nje e treta e amerikaneve te vegjel jane te trashe apo me kilograme te tepert, me zbulim te ketij problemi qe nga mosha nente muajshe, mund te parandalohet rreziku nga paraqitja e trashesise gjate femijerise.
Per te arritur ne perfundim, autori i studimeve te kryera ne “Magazinen Amerikane per promovimin e shendetit” (American Journal of Health Promotion) kane kryer matjen e peshes trupore te 8.900 foshnjave me moshe nente muajshe.
Rezultati ka treguar qe 44 perqind e foshnjave te trasha gjate vitit te pare te jetes ka mbetur e njejte edhe gjate vitit te dyte te jetes.
Ekspertet i rekomandojne prinderve qe tu ofrojne femijeve te vegjel sa me shume peme dhe perime, pa aplikim diete.
Hulumtimi, ne mes tjerash, ka treguar qe statusi social mund te ndikoje shume ne peshen trupore te femijes. Eshte vertetuar, ne mes tjerash qe 40 perqind e femijeve te moshes 2 vjec, nga rrethinat e varfera jane te trashe apo jane te ekspozuar ndaj paraqitjes se trashesise ne ate periudhe te jetes, se sa ato femije nga familjet e pasura, qe jane te pranishem rreth 27 perqind te rasteve.

