Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Edhe të vegjlit kanë nevojë për hekur

Shkencëtarët suedezë nga Universiteti Umea dhe Instituti Karolinska janë të mendimit se duhet të ndryshohen rekomandimet mbi sasinë e nevojshme të hekurit te të porsalindurit.

Një studim i ri ka treguar se fëmijët të cilët lindin me peshë të vogël janë më të rrezikuar që gjatë jetës të zhvillojnë deficiencë të hekurit dhe anemi, nëse nuk u jepet ky mikroelement thelbësor që pas lindjes dhe në kohën sa pinë gji.

Rezultatet e botuara në revistën Pediatrics kanë treguar se fëmijët të cilët kishin marrë hekur shtesë (2 mg për kg) nga mosha gjashtëjavore deri në atë gjashtëmuajshe, nuk kishin qenë të prirë që në jetën e mëvonshme të zhvillojnë anemi, ndërsa deficiti i hekurit është regjistruar vetëm te 4% e tyre.

Për dallim prej tyre, 36% e fëmijëve të cilët nuk kanë marrë hekur kishin zhvilluar deficiencë, ndërsa 10% e tyre anemi.

 

telegrafi.com

/komuniteti