05.10.2011 - Festivali Internacional i këngës për Fëmijë ”Prishtina Kids Fest“ është festivali i parë internacional në Kosovë, të cilin e organizon Qendra Multikulturore Internacionale për Fëmijë dhe të Rinj “Xixëllonjat.”
Festivali ka për qëllim stimulimin dhe avansimin e produksioneve të reja muzikore për fëmijë dhe krijimin e yjeve të reja. Gjithashtu, festivali ka për qëllim krijimin e mundësive të bashkëpunimit dhe njohjes të fëmijëve të shteteve të ndryshme.
Festivali është i koncipuar si spektakël ku Ambasadorët e vegjël kulturorë do të kenë mundësi të shprehin muzikalitetin dhe kulturën nga shteti që e përfaqësojnë. Ditët e festivalit do të jenë festë dedikuar pikërisht atyre.