Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Emërohet ambasadorja e parë e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, tash e tutje do të funksionojë edhe rrjeti i ambasadorëve të cilët do të kenë të drejtën dhe përgjegjësinë e implementimit të projektit dhe promovimit të shëndetit oral (të dhëmbëve dhe të gojës) në institucionet parashkollore dhe fillore.

Xheladin Ujkani, stomatolog, ideator dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, sot ka emëruar ambasadoren e pare të këtij projekti. Ajo është Elisa Zogaj, e cila do të përfaqësojë projektin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. 

Vitin e kaluar Elisa është shpallur fituese e parë e garës në vizatime dhe nga ai moment është bashkëpunëtore e afërt e projektit. Ajo ka njohuritë elementare dhe të nevojshme për tri shtyllat kryesore të shëndetit oral, siç janë: ushqimet e shëndetshme e të dëmshme për dhëmbët; metodën e drejtë dhe të rregullt të pastrimit të dhëmbëve; si dhe vizitat e rregullta te dentisti si dhe raportet miqësore pacient(fëmijë)-dentist.

Deri në fund të këtij viti, do të emërohen dhjetëra ambasadorë, fëmijë e nxënës të Institucioneve parashkollore dhe fillore. Përmes këtyre veprimeve, projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” bëhet më i qëndrueshëm, duke siguruar kështu edhe edukim të vazhdueshëm të gjeneratave të reja për shëndetin oral.

 

Burimi: Telegrafi

/komuniteti