21.11.2012 - Gjatë vjeshtës e dimrit shumë fëmijë e kalojnë shumicën e kohës para kompjuterit. Nëse në kompjuter, përveç që luani lojëra të ndryshme, përdorni edhe internetin, duhet të jeni të kujdesshëm dhe përgjegjës.
Ekzistojnë shumë “chat-e“ ku mundeni të shkruani me shokët. Por, ndonjëherë mund të paraqitet ndonjë i panjohur. Në “chat” më së miri është të përdorni pseudonim, kurrë emrin e vërtetë, dhe të komunikoni vetëm me ata që i njihni.
Gjithmonë keni parasysh se personat shpesh prezantohen edhe në mënyrë të rrejshme. Nëse gjatë komunikimit në çfarëdo momenti ndiheni pakëndshëm apo ai person ju thotë që asgjë të mos u tregoni prindërve, menjëherë ndërprisni bisedën dhe të tërën tregoni nënës dhe babait.
Nëse përdorni e-mail, është e rëndësishme t’i dini disa gjëra. Më së miri është të mos e hapni e-mailin nga dërguesi i panjohur. Në fakt, e-mailet e këtillë mund të përmbajnë viruse të ndryshme. Është e rëndësishme që ta keni fjalëkalimin e veçantë për e-mail të cilin përveç jush, do ta dinë edhe prindërit tuaj.
Për fjalëkalim më së miri zgjidhni kombinimin e shkronjave dhe numrave. Fjalëkalimi me emrin e kafshës suaj apo ditëlindja shumë lehtë gjendet.
Pa lejimin e prindërve, kurrë në internet mos jepni informacione siç janë: emri i vërtetë, adresa e shtëpisë, apo adresa e shkollës, numri i telefonit, fotografia si dhe e-mail adresa./zeri/

