Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët dhe kolesteroli

22.11.2011 - Forcimi i arterieve është problem jo vetëm për të rriturit. Akademia amerikane e pediatrisë tani rekomandon që të gjithë fëmijët 9 vjeç e sipër duhe të kontrollohen për nivel të lartë kolesteroli.

Por ata janë ende fëmijë! Si mund të kenë probleme kolesteroli?, mund të pyesë dikush.

Përgjigja është e thjeshtë. Studimet e fundit kanë treguar se 8 përqind e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara kanë probleme me kolesterolin, por ata nuk e dinë. Dietat e këqia, obesiteti, mungesa e ushtrimeve fizike, rreziku gjenetik – të gjithë këta faktorë kanë të njëjtët efekte të këqia si tek fëmijët edhe tek të rriturit -forcimin e arterieve që shkaktojnë sëmundje të zemrës. Sëmundja e zemrës është vrasësja kryesore në Amerikë dhe faktorët e rrezikut të kësaj sëmundjeje fillojnë që në fëmijëri, thonë ekspertët.

Sipas udhëzimeve të reja të akademisë amerikane të pediatrisë, çdo fëmijë midis moshës 9 dhe 11 vjeç duhet të kontrollojë nivelin e kolesterolit. Ekspertët thonë se nëse një fëmijë në këtë moshë ka nivel të lartë kolesteroli, ai/ajo mund të trajtohet me barna statin dhe brenda moshës 12 vjeç, niveli i kolesterolit ulet 50 përqind.

Barnat statin u jepen fëmijëve me nivel të lartë kolesteroli vetëm kur dieta dhe ushtrimet fizike nuk japin rezultat. Por kritikët thonë se kontrolli i fëmijëve për nivel kolesteroli mund të shtojë përdorimin e barnave pasi do te zgjidhej si rruga më e lehtë për trajtim, duke mos përfillur dietën e shëndetëshme dhe ushtrimet fizike./wordpress/

/komuniteti