Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët e lindur në pranverë dhe verë më të ndjeshëm në gluten

08.06.2011 - Shkencëtarët kanë zbuluar që numri i fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet e shkaktuara nga jotoleranca në gluten është më i madh ndër fëmijët e lindur në periudhën në mes të marsit dhe gushtit.

Sëmundja autoimune e shkaktuar nga jotoleranca në gluten (proteinat e grurit dhe drithërave tjera), çon në gjendjen e ndryshuar ndjeshëm të organizmit që shkakton inflamacion kronik të zorrëve.

Simptomet janë të ndryshme dhe shpesh mbesin latente me vite apo janë të paqarta, përderisa pacientët vuajnë nga probleme të ndryshme shëndetësore dhe shërohen, nuk mund ta gjejnë burimin e këtij problemi. Kjo është një nga sëmundjet që bëjnë pjesë në familjet me alergji dhe intolerancë, dhe për të cilën dihet shumë pak, ndërsa shkaktari i saj kryesorë është jetesa bashkëkohore dhe ndotja e mjedisit.

Nuk është për t`u habitur që në mesin e tyre vuajnë çdo ditë shumë e më shumë fëmijë. Hulumtuesit në “Massachusetts General Hospital” në Boston, kanë zbuluar lidhjen në mes të datës së lindjes dhe jotolerancës në ushqim. Njerëzit e lindur gjatë pranverës dhe verës, në sezonat e alergjive kanë mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë sëmundje. Hulumtuesit vazhdojnë me punën e tyre sepse numrat kanë treguar që madje 75 % e pacientëve, janë të lindur në mes të marsit dhe të gushtit./bebaime/

/komuniteti